Në burg edukatorja që rrihte fëmijët
Denida Rexhepi, edukatorja e arrestuar dy ditë më parë pasi dhunonte fëmijët në një kopësht privat, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
30-vjeçarja ka mohuar akuzat duke sqaruar se nuk ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve. Sipas saj, ajo vetëm ka dashur të vendosë rregull në kopësht, pasi të vegjlit nuk e dëgjonin.
Por pavarësisht dëshmisë, Rexhepi është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve./ TV KLAN