Në burg narkotrafikanti Enrico Gazzo, pritet ekstradimi nga Shqipëria në Peru


Në burg narkotrafikanti Enrico Gazzo, pritet ekstradimi nga Shqipëria në Peru

14:28 25/08/2016

Enrico Gazzo, narkotrafikanti i arrestuar në datën 6 Gusht në Aeroportin e Rinasit është lënë në burg nga Gjykata e Apelit e kryeqytetit.

Për 49-vjeçarin është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Lartë e Perusë , e cila e akuzon për trafikun e1ton kokainë drejt Italisë.

Gazzo vazhdon t’i qëndrojë versionit të tij se në Shqipëri kishte ardhur për biznes. Ai zotëron në Carrara të Italisë një kompani që merret me përpunimin e qelqit.Në  Maj të vitit 2008, autoritet peruane sekuestruan në Lima një ngarkesë prej rreth1 ton kokainë .

Sipas hetimeve ka rezultuar se Gazzo do ishte marrësi i ngarkesës së drogës, e cila ishte përzier me bentonit natriumi e fshehur brenda 219 çantave. Lënda narkotike  do të dërgohej në Itali nëpërmjet portit të Livornos. Në Nëntor të vitit 2011, Enrico Gazzo u arrestua në Bjellorusi, pas një urdhër arresti sërish të lëshuar nga një gjykatë peruane, por ai arriti t’i shpëtonte ekstradimit pas shkeljeve të afateve proceduriale.

49-vjeçari dyshohet se kishte menaxhuar marrëdhëniet me grupet furnizuese kolumbiane që sillnin drogën në Itali për ta shpërndarë më pas në vendet e tjera të Europës. Autoritet shqiptare janë në pritje të dokumetacionit për ta ekstraduar trafikantin drejt Peursë.

Tv Klan






Të ngjashme