“Në ditë të vështira, kënga është vaji i burrave”


“Në ditë të vështira, kënga është vaji i burrave”

13:52 03/12/2019

Genc Prevlukaj publikon “Bijt’ e shqipes” në bashkëpunim me Elinel

Vendi ynë është duke kaluar ditë të vështira si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit. Çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit ka ofruar mbështetjen dhe ndihmën për gjithë personat e prekur.

Genc Prevlukaj ka zgjedhur që dhimbjen e tij ta shprehë përmes këngës. Ai ka publikuar bashkëpunimin e tij me Elinel të titulluar  “Bijt’ e shqipes”. Një këngë kjo plot emocion dhe ndjenjë.

Në postimin e bërë në rrjetin social Instagram, Prevlukaj shkruan: Thonë në ditë të vështira kanga është vaji i burrave. Kjo kangë është plot emocion e ndjenjë./tvklan.al






Të ngjashme