Në Durrës fëmijët braktisin shkollat (16 Mars 1999)
3500 fëmijë durrsakë e kanë braktisur shkollën gjatë këtij semestri mësimor. Në këtë shifër përfshihen dhe rreth 2322 fëmijë që sëbashku me familjarët e tyre janë larguar jashtë shtetit. Në Kavajë rreth 970 nxënës të 8- vjeçares janë larguar përfundimisht nga klasat e tyre. Drejtuesit e arsimit në këtë rreth për këtë fenomen shqetësues shprehen se Pushteti Lokal duhet të luajë më mirë rolin e vet në zbatimin e ligjit mbi arsimin e detyruar.
Specialistët e arsimit në Durrës vërejnë se në këtë fenomen ndikimet e veta ka dhe faktori social, siç është varfëria, pasi është shtuar numri i fëmijëve që shesin sende të ndryshme. Sipas mësimdhënësve, familjarët janë ata që i detyrojnë fëmijët e tyre të dalin rrugëve për të siguruar disa të holla. Tendenca në rritje e kësaj braktisjeje krijon precedentin e rrezikshëm të shtimit të akteve të vagabondazhit dhe kriminalitetit të kësaj grupmoshe./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti