Në Durrës festohet 88-vjetori i ngritjes së flamurit (26 Nëntor 2000)


Në Durrës festohet 88-vjetori i ngritjes së flamurit (26 Nëntor 2000)

14:58 26/11/2000

88 vjet më parë Durrësi përjetoi ngritjen e flamurit të pavarësisë. Ky akt ishte porosi e patriotit Ismail Qemali i cili u kërkoi durrsakëve ngritjen e këtij flamuri përpara se serbët të futeshin në qytet. Në ditët e sotme banorët durrsakë kanë kujtuar patriotët e këtij qyteti dhe sëbashku me pushtetarët vendorë ata kanë përjetuar ndjenjën e ngritjes së flamurit.

Kryebashkiaku Hoti ka lexuar telegramin e 88 viteve më parë që patriotët durrsakë shpërndanë në gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo ditë e shenjtë ka zhvendosur dhe mitingun e PD-së në selinë e kësaj partie, por sipas kryetarit të kësaj dege Edmir Kapedani, këtë herë sheshi i është falur flamurit./tvklan.al






Të ngjashme