Në futboll edhe trajnerët simulojnë


Në futboll edhe trajnerët simulojnë

17:38 21/12/2017

Hedhjet e futbollistëve, rrëzimet e tyre duke simuluar faul në zonë për të marrë një 11-metërsh, apo për të ndëshkuar lojtarët kundërshtarë janë të zakonshme tashmë. Edhe pse të pajustifikueshme ato janë pranuar. Po se çfarë qëllimi kishte trajneri i Bayern Leverkusen, Heiko Kerrlich që u rrëzua në këtë mënyrë askush nuk mund ta kuptojë.

Ishte ndeshja e kupës, dhe Mesfushori i Gladbach Denis Zakaria kaloi pranë tij për të kapur topin që doli jashtë vijave kufizuese dhe tekniku pa asnjë shkak u hodh. Zakaria habitet dhe kjo shihet qartë në fytyrën e tij. E njëjta shprehje ishte edhe në fytyrat e kujtdo që ndiqte ndeshjen.

Trajneri e kuptoi menjëherë se u shndërrua në qesharak në sytë e të gjithëve, por sa vlen. Veprimin e kishte bërë. Leverkusen fitoi 1-0 ndeshjen dhe trajneri gjeti rastin në konferencë për shtyp të tregojë pendesën. Ishte një budallallëk, dua të kërkoj ndjesë, u tha ai gazetarëve të cilëve u iu lut të mos e diskutonin me tej veprimin e tij.

Tv Klan






Të ngjashme