Në gjendje të rëndë një 22-vjeçar shqiptar
Një 22-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi u plagos me thikë. Ngjarja, sipas mediave italiane ndodhi mbrëmjen e së martës në Diano Marina, në provincën e Imperia, Liguria.
I riu i identifikuar nga mediat fqinje vetëm me inicialet B.A mësohet se u përfshi në një zënkë me një tjetër person dhe ky i fundit e ka goditur 22-vjeçarin me thikë në bark. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mediat italiane shkruajnë se ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse emri i autorit. Megjithatë karabinierët mësohet se kanë identifikuar këtë të fundit dhe po punojnë për kapjen e tij.
/tvklan.al