Në gjyq 25 policë e doganierë
Prokuroria për Krimet e Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 25 ish-doganierë dhe ish-punonjës policie, pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin e 8 tonëve me kanabis në Itali.
Mes të pandehurve kanë përfunduar në gjykatë ish-shefi i stacionit policor Durrës, Julian Doraci, 4 agjentë antidrogë të këtij porti, Medi Demiri, Fatmir Plaku, Agron Kapllani e Mexhit Xhixha, si dhe disa kontrollorë e përgjegjës turni. Droga u sekuestrua në një kamion në shkurt të 2017 në Portin e Ankonës, ndërsa mjeti drejtohej nga një shtetas maqedonas.
Sipas prokurorisë shqiptare ka rezultuar se mjeti ka kaluar i ngarkuar me kanabis fillimisht nga dogana e Qëfë Thanës dhe më pas përmes Portit të Durrësit për në Itali.
Dalja e mjetit duhet të ishte dogana e Hanit të Hotit, por në momentet e fundit është ndërruar nga nja doganier me destinacion portin e Durrësit që të shmangte kontrollet.
Tv Klan