Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Muriqan 33-vjeçari britanik
Policisë Kufitare në Muriqan ka vënë në pranga një 33-vjeçar nga Britania që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Shkodrës në një njoftim për mediat sqaron se i arrestuar ka mbetur Callum Sinclair, për të cilin kishte informacione nga Interpol.
Sinclair ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”, parashikuar nga Kodi Penal i Katarit./tvklan.al