Në kërkim për dikë që ti marrë “kontrollin” e jetës, gruaja ofron 2000 Paund


Në kërkim për dikë që ti marrë “kontrollin” e jetës, gruaja ofron 2000 Paund

12:55 06/02/2019

Kur është fjala për marrjen e një vendimi, disa njerëz e gjejnë zgjidhjen shumë shpejt, ndërsa disa të tjerë e kanë të vështirë. Një grua është në kërkim të dikujt që t’i marrë ‘kontrollin’ e jetës dhe ta ndihmojë atë të marrë të gjitha vendimet e saj për një muaj. Dhe ajo është e gatshme ta paguajë një person, plot 2000 Paund.

Gruaja e paidentifikuar nga Bristol, Angli ka nxjerrë njoftimin në Bark.com duke kërkuar ndihmë pas një viti të keq.

Ajo shkruan:

“Hi, pak e çuditshme kërkesa ime, por në thelb, ndihem sikur kam nevojë për dikë që të marrë vendimet e mia për mua. Unë kam pasur një vit të keq dhe do të doja që dikush të merrte “kontrollin” e jetës sime. Unë nuk kam asnjë ide nëse ekziston një gjë e tillë, por kam vendosur të kërkoj, prandaj mendova se ishte me vlerë. Jam e gatshme për të paguar 2000 Paund”.

Gruaja ka shpjeguar të gjitha gjërat e tmerrshme që i kishin ndodhur asaj së fundmi, duke përfshirë marrëdhënien jo të mirë me të dashurin, dhe madje humbjen e një sasie parash që ajo i kishte dhënë një miku, ndërsa udhëtonte në Zelandën e Re.

“Unë jam plotësisht e paaftë për të bërë zgjedhjet e duhura me veten time”,

shkruan ajo

.

/tvklan.al






Të ngjashme