Në kërkim për korrupsion në Bosnje Hercegovinë, 39-vjeçari po hynte në Morinë kur…


Në kërkim për korrupsion në Bosnje Hercegovinë, 39-vjeçari po hynte në Morinë kur…

09:40 23/12/2020

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit A. K., 39 vjeç, banues në Kosovë.

A. K. u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnje Hercegovina.

NCB Sarajevo, Bosnje Hercegovina, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Ryshfet/korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnje Hercegovinës./tvklan.al






Të ngjashme