Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet e moshuara
Një e moshuar është arrestuar nga policia e Vlorës. Në pranga ka përfunduar Ylmie Ibrahimi, 57 vjeçe. Në 7 korrik ajo ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Policia e arrestuar në një banesë në lagjen “Ujë i ftohtë”, në Vlorë. Sipas akuzës, ajo së bashku me bashkëshortin e saj Eqerem Ibrahimi, 62 vjeç kanë mbajtur si prostitutë 44-vjeçaren A.H.
Aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në një lokal, përballë vendit të quajtur “Ish-fabrika e llampave”./tvklan.al