Në kërkim prej 5 vitesh, ekstradohet i riu nga Italia
Është ekstraduar ditën e sotme nga Italia, një i ri shqiptar i dënuar në vendin tonë për prodhim dhe shitje e narkotikëve.
Ditën e sotme, Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Roma/Itali drejt Shqipërisë të 27 vjeçarit, Gerald Fishta, i lindur në Peshkopi.
Për të Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2011, ka dhënë një vendim që e dënon me 3 vjet 6 muaj burgim për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve“.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./tvklan.al