Në këtë foto ka një telefon, mund ta gjeni ku ndodhet?
Prej disa kohësh interneti është “pushtuar” nga fotografi që krijojnë iluzion optik, por kjo e fundit është kthyer në një sfidë të vërtetë.
Në këtë imazh të një tapeti ndodhet një aparat celular, por pjesa më e madhe e kanë tepër të vështirë për ta dalluar. Fotografia u postua në Facebook dhe është bërë e famshme për shkak se janë të shumtë përdoruesit që kanë shprehur irritim, për shkak të vështirësisë për ta dalluar telefonin në të. Pas përpjekjeve të shumta disa ia dolën ta gjenin. Ajo që e bën të vështirë gjentjen e telefonit është kasa e tij, që është më të njëjtat ngjyra dhe dizajn si tapeti./tvklan.al