Në këtë vend punohet vetëm 2 ditë në javë
Për punonjësit e administratës në sektorin publik, tashmë java e punës do të jetë e reduktuar në vetëm. Kështu ka vendosur qeveria e Venezuelës, e cila e ka marrë këtë masë si pasojë e krizës së rëndë energjetike që ka përfshirë vendi, shkuan BBC.
Sipas zv/presidentit Aristobulo Isturiz, 2,8 milion persona që bëjnë pjesë në sektorin publik, do të punojnë vetëm të hënën dhe të martën, deri sa të marrë fund kriza e lidhur me thatësirën
Më datën 6 Prill presidenti Nicolas Maduro kishte lajmëruar se në zyrat e administratës nuk do të punohej ditën e premte, të paktën për muajt Prill dhe Maj, për të ulur konsumin e energjisë elektrike, por tashmë ditët e punës janë ulur në vetëm 2.
Ndër masat e marra dhe më parë si pasojë e krizës, qeveria i ka kërkuar qendrave tregtare që të punojnë me orare të kufizuar dhe që prej fillimit të Majit do të hyjë në funksion ora e re zyrtare, që do të spostojë me 30 minuta përpara akrepat, për të patur më shumë orë me ndriçim natyral./tvklan.al