Në Kosovë nis tërheqja e trupave serbe (23 tetor 1998)


Në Kosovë nis tërheqja e trupave serbe (23 tetor 1998)

11:30 23/10/1998

Kanë mbetur dhe 24 orë nga afati që i është caktuar Millosheviç. Sipas agjensisë ANSA Beogradi ka filluar një tërheqje të pandërprerë të forcave serbe nga Kosova në prag të skadimit të ultimatumit të dytë të NATOs. Sipas kësaj agjensie, NATO e shikon me një optimizëm të madh revolucionin  e situatës në terren në krahinën e Kosovës. Sipas Agjensisë Telegrafike Shqiptare mësohet se presidenti Jugosllav Millosheviç ka pranuar të bëjë tërheqjen e trupave duke zbatuar kërkesat e OKB për Kosovën. Pavarësisht deklarimeve të tij, NATO ende nuk është i bindur.

Pamje tanke serbe, ushtarë serb, ndërtesa e NATOs./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme