15:38 20/05/2014Në Lazarat po mbillet një lëndë e re kanabis sativa e cila është më pak e dukshme dhe kërkon një kohë më të shkurtër për tu rritur. Në sfondin e një debati të ashpër politik ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit thonë se ka informacione se kultivimi dhe trafiku i drogës po bëhet edhe më i sofistikuar.Por Lazarati nuk është vendi i vetëm ku mbillet lënda e ndaluar pasi kjo hartë e policisë tregon se i gjithë territori i vendit është i mbushur me parcela kanabisi. Zonat e Gjirokastrës, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Dukagjinit,Vlorës e Fierit janë renditur si pikat më të nxehta nga Policia e Shtetit.Aleks Hajdari, ish-Drejtori i Policisë së Shkodrës, një prej zonave më të nxehta të kultivimit të kanabis i cilëson të pamjaftueshme masat e marra nga forcat e rendit ndërsa nënvizon me shqetësim riaktivizimin e disa kanaleve të vjetra të trafikut.TV KLAN