Në mungesë të ujit, qytetarët gjejnë zgjidhje rrethanore
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës shkaktuan jo pak probleme në mbarë vendin. Shumë zona mbetën të bllokuara, pa energji elektrike e pa ujë.
Edhe kryeqyteti pati probleme të shumta. Ulja e temperaturave bëri që shumë zona të vuanin mungesën e ujit, për shkak të ngricës.
E në mungesë të këtij të fundit, disa qytetarë duket se kanë gjetur një zgjidhje origjinale.
Siç mund të shihet në këtë foto të mbërritur në redaksinë e
tvklan.al
, një familje në Kamëz shfrytëzoi dëborën e rënë gjatë javës së shkuar, duke e mbledhur atë në një enë e më pas duke e shkrirë mbi sobë./tvklan.al