Në pikëpyetje miqësorja me Ukrainën


Në pikëpyetje miqësorja me Ukrainën

15:33 29/05/2018

Miqësoren me Ukrainën të dielën Shqipëria nuk do ta luajë në Zvicër , por në stadiumin Evian të  Francës. Ky vendim nuk është pritur mirë nga Shevchenko, i cili nuk përjashton anulimin e takimit. Në konferencën për media ai tha stadiumi i Evianit është i papërshtatshëm për një ndeshje të niveli të tillë.

“Federata e Ukrainase e Futbollit ka kontaktuar Federatën Ndërkombëtare të Futbollit. Nëse FIFA është i të njëjtit mendim, mund edhe të mos luhet. Në të kundërt agjencia që e organizon të gjejë një stadium të përshtatshëm.”

Federata Shqiptare e Futbollit është në kontakt me atë Ukrainase dhe trajnerët mes tyre për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme. Sipas FSHF-së është e rëndësishme të zhvillohet takimi edhe se ekziston mundësia edhe e ndryshimit të stadiumit.

Tv Klan






Të ngjashme