Në polet e Titanit ka ende vullkane
Në polet e Titanit, satelitit më të madh të Saturnit, mund të ketë ende vullkane aktive. Ky është konkluzioni i një studimi kërkimor që mban firmën e Institutit shkencor Planetar dhe Universitetit Brgham Youn dhe është publikuar në revistën e kërkimeve Gjeofizike, Planete.
Janë dalluar struktura të ngjashme me ishuj pranë disa liqeneve, në bazë të të cilëve gjenden vullkane që me shumë mundësi janë ende aktivë dhe eksplozivë.
Këto liqene polare, sipas studiuesve, ndodhen pikërisht në brendësi të kratereve vullkanike, që duket se janë ende të “freskët” nga forma e tyre, gjë që të bën të mendosh se aktiviteti është verifikuar kohët e fundit, ose është aktual.
Ky zbulim është prova që në brendësi të Titanit ekziston ende nxehtësi që manifestohet në sipërfaqe në formën e të ashtuquajturve krio vullkane. Bëhet fjalë për vullkane që krijohen si nga shkrirja e akullit që ndodhet poshtë kores që shpërthen mbi sipërfaqe.
Panorama është pothuajse e njëjtë me atë të Tokës dhe Marsit, por Titani ka një veçanti. Nga të gjithë hënat e sistemit diellor është e vetmja që ka një atmosferë me re nga të cilat shkarkohen reshje që krijojnë lumenj e liqene, por me metan.
Klan Plus