Në prag të derbit Tirana-Partizani
Vetëm në ditën e parë shitën 2 mijë bileta
Në pak orë nga nisja e shitjes së biletave për derbin në pikat përkatëse në kryeqytet, tifozët kanë nisur të mbajnë radhën. Kësaj herë Tirana është ekipi pritës dhe rrjedhimisht pjesa më e madhe e tribunave do të jenë të mbushura më tifozerinë bardheblu. Edhe kërkesa për bileta më së shumti vjen nga mbështetësit e Tiranës.
Parashikohet që këtë të martë numri i biletave të shitura të shkojë deri në 5 mijë. Derbi është ndeshja që sjell më shumë tifozë në stadium. Më 13 Dhjetorin e shkuar, kjo përballje solli në “Air Albania” 19 mijë e 400 tifozë dhe prodhoi rreth 19 milionë e gjysmë lekë të ardhura.
Klubet Tirana dhe Partizani shkojnë në këtë ndeshje me nga një gjobë, 500 mijë për Tiranën dhe 50 mijë për Partizanin për shkak të sjelljes jo korrekte të tifozëve në stadium.
Edhe skuadrat do të kenë mungesa, teksa për Partizanin do të mungojë Trashi. Mendohet Kërçiku si zëvendësues i tij.
Nga ana tjetër tek Tirana, Michael Ngoo, Agustin Torassa dhe Elton Kale kanë probleme muskulare dhe duhet të tregohen të kujdesshëm këtë javë me ngarkesën në stërvitje.
Tv Klan