Në prag të nisjes së Superligës
Ndeshja e javës, përballja Tirana – Kukësi
Sezoni i ri futbollistik do të nisë këtë të mërkurë, jo vetëm tifozët, por edhe vetë protagonistët presin me padurim për të zbritur në fushë pas thuajse 3 muajsh përgatitje. Ndeshja kryesore e javës është përballja Tirana – Kukësi.
“Do luamë si kampion në fuqi kundër nënkampionit. Mendoj se do bëhet si një derbi tjetër e kampionatit shqiptar”, tha Egbo
“Dihet kampion, skuadër me vlera. Shkojmë me një ndjesi të mirë dhe objektiva të qarta”, tha Gega
Edhe Ilir Daja i Partizanit sheh anën pozitive tek bojkoti. Të kuqtë do të luajnë kundër Kastriotit
“Ana pozitive e bojkotit është se kemi pasur më shumë kohë për të punuar. Trajneri ka nevojë të aplikojë filozofinë e tij et ekipi i ri dhe mendoj se në këtë anë kemi pasur një lloj ndihme. Nga ana tjetër, jemi gati për fillimin e sezonit të ri”, tha Daja.
Thomas Brdariç i Vllaznisë kërkon një ndeshje të mirë me rezultat pozitiv në përballjen e parë të kampionatit që do të jetë kundër Apolonisë.
“Tani është fillimi i sezonit dhe mos harroni që kemi 3 muaj që përgatitemi. Të gjithë duan të shpërthejnë, por të shikojmë. Një ndeshje e bukur dhe një rezultat pozitiv do të ishte e shkëlqyer për skuadrën, por edhe për tifozët”.
Për javën e parë të kampionatit Bylis do të presë Laçin ndërsa Teuta Skënderbeun.
Tv Klan