Në prag të Olimpikut, Rio de Janeiro shpall “katastrofë financiare”
Shteti brazilian, Rio de Janeiro, ka shpallur një emergjencë financiare, 50 ditë para Olimpikut.
Guvernatori Francisco Dornelles ka njoftuar se kriza e rëndë ekonomike kërcënon të ndalë shtetin në angazhimin e Lojrave Olimpike.
Guvernatori ka fajësuar krizën në mungesë të taksave, sidomos nga industria e naftës, ndërkohë që Brazili në përgjithësi është përballur me një rënie të thellë ekonomike.
Në një dekret, Dornelles tha se shteti po përballet me “krizën publike”, që mund të çojë në “kolaps total” të shërbimeve publike, si siguria, shëndetësia dhe arsimi.
Ai ka autorizuar “masa të jashtëzakonshme”, të cilat do të merren përpara Lojrave Olimpike. Ndërkohë, shteti ka parashikuar një deficit buxhetor prej 5.5 miliardë dollarë për këtë vit.
Kryebashkiaku i Rio de Janeiro ka postuar në Twitter duke thënë:
“Në asnjë mënyrë nuk do të vonohet dorëzimi i projektit Olimpik nga Rio de Janeiro”.
Gjithashtu janë shtuar shqetësimet mbi një shpërthim të virusit “Zika”, i cili është i lidhur me defektet e lindjes dhe ndikimin që mund të ketë mbi turizmin e qytetit.
Rio pret rreth 500 mijë vizitorë të huaj gjatë Olimpiadës./tvklan.al