Në pranga 10 zyrtarë të Komunës së Prishtinës


Në pranga 10 zyrtarë të Komunës së Prishtinës

11:31 03/04/2014 komuna prishtine10 zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë rënë në pranga për korrupsion. Arrestimet e tyre janë kryer paraditen e sotme me urdhër të Prokurorisë. Mes 10 të arrestuarve është shefi i Sektorit të Ndërtimit, një zyrtar për ekzekutim, 8 inspektorë të ndërtimit, si dhe pronari i një kompanie private ndërtimi. Prokuroria ka kërkuar mbajtjen në paraburgim për 48 orë derisa të kopsitet dosja në ngarkim të tyre.

Akuza që rëndon mbi ta është organizim grupesh kriminale dhe shpërdorim detyre.

Hetimet për këta persona kishin nisur që nga shtatori i vitit 2013. Shkak ishte bërë denoncimi për ndërtimin e një objekti pa leje në komunën e Prishtinës.

Tvklan.al





Të ngjashme