Emrat/ Shqiptarë të Kosovës kapen për terrorizëm në Bruksel


Emrat/ Shqiptarë të Kosovës kapen për terrorizëm në Bruksel

19:40 07/12/2016

Tetë shtetas kosovarë u ndaluan të martën në Belgjikë pas një operacioni të gjerë anti-terror në qytetet Anvers, Bruges dhe në komunën Shaerbek në Bruksel.

Pas marrjes në pyetje nga hetuesit belgë, u firmos urdhër-arresti për tre nga të arrestuarit; Egzona K. 23 vjeçe, kosovare me shtetësi serbe, si edhe Kastriot M. 23 vjeç e Mahid D. 27 vjeç.

5 të tjerët u liruan pasi nuk u provua përfshirja e tyre në aktivitet terrorist. Të arrestuarit dyshohet se ishin pjesë aktive e një celule terroriste qe rekrutonte dhe financonte xhihadistë për të luftuar në Siri përkrah Shtetit Islamik.

Sipas mediave në Belgjikë, dyshohet se ata kanë nisur shuma parash dhe kanë mbështetur me ndihma luftëtarët e ISIS.

Siç njofton prokuroria federale belge, në banesat e tyre nuk u gjetën armë apo materiale eksplozive por për të paktën tre të arrestuarit u provua lidhja me xhihadizmin./ TV KLAN






Të ngjashme