Përplasja me armë në Korçë, 2 të arrestuar


Përplasja me armë në Korçë, 2 të arrestuar

09:52 29/07/2018

Policia e Korçës tha se ka vënë në pranga 2 autorët e dyshuar të përplasjes me armë një ditë parë përpara bashkisë së këtij qyteti ku mbeti i plagosur një 37-vjeçar.

Të arrestuarit janë Daniel Morava, 43 vjeç dhe Gazmed Agolli, 49 vjeç, të dy banues në Korçë. Pasditen e së shtunës ata tentuan të vrisnin me armë  Erjon Hoxhallari, pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia tha se ka arrestuar edhe personin e plagosur për veprën “Moskallëzimi i krimit”. Ai ndodhet aktualisht në spitalin e Korçës ku po merr ndihmë mjekësore.

Tv Klan






Të ngjashme