Në pranga vrasësi i dytë i policit shkodran Edmond Çela (16 Nëntor 2000)
Arrestohet nga Policia e Shkodrës dhe vrasësi i dytë i policit shkodran Edmond Çela i vrarë dje pasdite. Pas Arben Drenit, i arrestuar sot në mëngjes nga Policia Shkodrane pas aksionit për kapjen e tyre me postblloqet e ngritura, ka arrestuar edhe vrasësin e dytë Elvis Krajën. Ndërkohë po kërkohen ende për t’u kapur dhe dy autorë të tjerë të vrasjes, Paulin Gjeça dhe Arben Fushëarresi.
Pikërisht mësohet që Gjeça të ketë pasur lidhje kumbarie me atë që më pas ishte viktimë e tij. Polici Çela është përcjellë për në banesën e fundit i përcjellë nga shumë efektivë të policisë. Edhe pse vrasja e tij erdhi pas një grindje të çastit pasi mësohet se polici dhe të rinjtë kanë debatuar më parë.
Numri i të vrarëve të uniformave blu në Shkodër, për këtë vit shkon në 4 ku më e bujshmja ishte vrasja e ish drejtorit të policisë Arben Zylyftari në një aksion të policisë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj