Në pritje të ceremonisë së lumturimit të 38 martirëve
Të shtunën, Shkodra do të përjetojë një ditë të madhe, ceremoninë e lumturimit të 38 martirëve të fesë katolike.
Tashmë përgatitjet janë në përfundim. Në Katedralen e”Shën Shtjefnit” në Shkodër po kryhen përgatitjet e fundit për të kremtuar ceremoninë e lumturimit të 38 martirëve të besimit katolik. Pelegrinë nga vende të ndryshme, si ky grup besimtarësh nga Italia, kanë nisur të vijnë. Të shtunën në Shkodër mbërrijnë besimtarë të shumtë dhe do të marrin pjesë autoritetet e larta shtetërore. Policia e Shkodrës ka bllokuar ndalimin e lëvizjes së mjeteve në rrugët në afërsi të Katedrales së Shkodrës. Mesha e Shenjtë do të mbahet nga eminenca e tij, Kardinal Angelo Amato, Sekretar për Çështjet e Lumturimit në Selinë e Shenjtë në Vatikan, si dhe një numër i madh i Kardinalëve dhe Ipeshkvijëve shqiptarë dhe të huaj. Tv Klan