Rama: Opozita keqpërdori tërheqjen nga Kavaja
Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se e keqpërdori tërheqjen e kandidatit të mazhorancës nga Kavaja dhe e shpërdoroi mundësinë e saj për të hyrë në zgjedhje. Në Komunikimin e përjavshëm nëpërmjet rrjeteve sociale Rama tha se ishte e pakuptueshme festa e opozitës për moszhvillimin e zgjedhjeve për bashkinë e Kavajës.
Kreu i qeverisë tha se tashmë që afatit të ofruar po i vjen fundi, mazhoranca është e vendosur të shkojë në zgjedhje në 18 qershor edhe pse opozita nuk do të marrë pjesë. Bojkotin e saj Rama e sheh si synim për të destabilizuar vendin dhe bllokuar reformën në drejtësi.
Kreu i qeverisë tha se oferta që i bëri opozitës për të monitoruar zgjedhjet plotësonte kërkesat e tyre dhe se ishte e papranueshme kërkesa për qeveri teknike. Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të nisin fushatën për të bindur të votojnë në 18 qershor edhe pse PD dhe aleatët e saj nuk do të marrin pjesë.
Tv Klan
***
Rama, Komunikimi Javor ora 18:12
Kryeminsitri Edi Rama ka mbajtur “Komunikimin Javor” ku tha se, PD me në krye liderin e saj historik, Sali Berishën dhe kryetarin e ri që nuk bëhet dot lider, Lulzim Basha e hodhën poshtë mundësin që të merrnin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas Ramës kanë ngelur dhe disa orë për të ndodhur mrekullia, në të kundërt zgjedhjet e 18 qershorit do të bëhen pa opozitën.
“Sot është dita ku po shkon drejt përfundimit një proces i vështirë përgatitjesh për zgjedhjet e 18 qershorit, një proces i vështirësuar artificialisht nga një parti historike e Shqipërisë e dalë nga një bunker i diktaturës. PD e cila lindi 27 vite më parë si mishërimi aspiratës kombëtare, por sot është kthyer në një buker plasmi ku po shkruan e izoluar nga Europa dhe bota faqen më të zymtë të saj. Sot duhet të zhvilloheshin zgjedhjet për bashkinë Kavajë, ne u tërhoqëm për të shmangur derdhjen rrugëve të Kavajsë, të përsheshit të gatuar në bunkerin e plasmasit dhe për t’i mundësuar PD një mekanizëm të ri. Opozita nuk e ka pasur kurrë në 27 vite këtë mundësi. Me sytë e veshët brenda në administratë, polici, burgje, arsim, opozita nuk ka qenë kurrë e pranishme në 27 vite, por deri tani PD nuk ka dashur të dëgjojë, në pak orët e mbetura zor se do të dëgjojnë. Fatkeqësisht kohën e fituar nga ne dhe shmangien e një shfaqje të fundit në rrugët e një qyteti të vogël, PD nuk e shfrytëzoi. Ajo e humbi kohën duke festuar në bunker. Me shumë keqardhje duhet të them se në këto kushte ajo humbi shumë. Përfundimi është se në zgjedhjet e 18 qershorit do të shkojmë pa PD po bëhet fakt për arsye të dy liderit të vjetër dhe hakmarrës që nuk e treti dot humbjen e katër viteve më parë, pra Sali Berishës dhe kryetarit të ri që nuk bëhet dot lider, Lulzim Bashës. Durimi ynë nuk mjaftoi, se frikën nga Drejtësia ne nuk ja heqim dot dy njerëzve që po sakrifikojnë një parti historike, as qeverinë nuk ja japim në tavolinë, as zgjedhjet nuk i shtyjmë dot dhe as shqiptarët nuk i lemë në një rrugë qorre. Qeveria është vullnet i shumicës dhe jo plaçkë, zgjedhjet janë të popullit. Mos ndodhë mrekullia në orët e mbetura dhe këto fjalë skanë më rëndësi, Ne nesër nisemi për zgjedhjet e 18 qershorit.
Ftojmë dhe mirëpresim çdo demokrat”./
tvklan.al