Në pritje të raportit të OSBE pas përfundimit të procesit zgjedhor (2 Tetor 2000)
Vëzhguesit e OSBE-së të cilët kanë ndjekur nga afër procesin zgjedhor të djeshëm në vendin tonë, pritet që sot të deklarojnë raportin paraprak mbi ecurinë e këtij procesi zgjedhor në tërësi. Në këtë raport do të përfshihen deklaratat se si janë zhvilluar zgjedhjet në vendin tonë, a kanë qenë ato të lira apo jo, si dhe do t’u jepet përgjigje pyetjeve për manipulime dhe ecurisë së votimeve përsa u përket karakterit teknik. Më pas OSBE dhe ODHIR të cilat janë marrë me monitorimin e zgjedhjeve do të hartojnë dhe raportin e plotë të këtyre votimeve./tvklan.al