Në pritje të shpërbërjes së Parlamentit
Daka: Të gatshëm për zgjedhje të parakohshme
Partitë politike janë duke dorëzuar nënshkrimet për seancën e thirrur për shpërbërjen e parlamentit. Partia Socialdemokrate sot dorëzoi nënshkrimet e 12 deputetëve të saj për seancën e 22 Gushtit.
Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, deklaroi se zgjedhjet janë rruga përpara dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore.
Ndërsa para dy ditësh edhe Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar nënshkrimet e 19 deputetëve të saj.
Ndërsa Këshilli Drejtues i LDK-së ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Derisa kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se janë të përgatitur dhe të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme kurdo që vendoset të mbahen ato.
Në mbledhjen sotme KQZ-ja ka marrë vendim në mbledhjen e radhës që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim.
Tv Klan