Në pritje të SPAK
Edhe pse një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë së re, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ende duket larg ngritjes.
Tre vite pas miratimit të reformës, nuk ka një afat se kur SPAK do të jetë gati. Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, thotë se në Korrik mbyllet vlerësimi i 23 kandidatëve dhe renditja e tyre në baze të pikëve që do të fitojnë. Por edhe kjo nuk mjafton për të funksionuar, pasi kandidatët duhet të kenë kaluar vetingun në të dy shkallët e tij.
Ibrahimi thotë se në Këshill ka diskutime që SPAK të ngrihet me më pak se 10 prokurorë, minimumi që parashikon ligji. Por ky është një vendim që do të merret më vonë.
Tv Klan