Në pritje të superhënës
Të dielën Hëna do të jetë në distancën më të afërt me tokën dhe kjo do të bëjë që të sateliti i tokës të shikohet me përmasa më të mëdha.
Pas pak orësh do të kemi superhënë. Ditën e diel 3 dhjetor në qiell do të mund të admirojmë Hënën e re të plotë në momentin që do të arrijë distancën e saj më të shkurtër me Tokën dhe kështu do të duket më e madhe. Pikërisht për këtë arsye fenomeni quhet Superhënë.
Në vitin 2017 ka pasur 4 superhëna te reja por ka qenë e pamundur të vrojtohen, ndërsa ajo e 3 dhjetorit do të jetë e vetmja superhënë e plotë. Sipas shkencëtareve ajo do të paraqitet 7% më e madhe dhe e më ndritshme se zakonisht, por vetëm vrojtuesit ekspertë do të mund ta vlerësojnë këtë gjë. Sipas kreut të Virtual Terlescope, është një event i këndshëm për të admiruar satelitin tonë natyral në shkëlqimin e plotë.
Klan Plus