Në pritje të vettingut/ Zyrat gati, por puna ende nuk ka filluar


Në pritje të vettingut/ Zyrat gati, por puna ende nuk ka filluar

21:25 13/10/2017

Komisioneret e vettingut dhe ekipi i ekspertëve afatgjatë të Kalaverës ende nuk kanë nisur aktivitetin praktik në zyrat e reja të dhëna nga qeveria.

Në godinën e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve ende punohet dhe vetëm të hënën Garda e Republikës do ta marrë nën ruajtje ndërtesën dhe ekipin që do të instalohet aty.

Vetë zonja Kalavera dhe Kryeministri Rama kishin siguruar nisjen e punës për rishikimin e dosjeve të pasurive të 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve me fillimin e kësaj jave.

Madje qeveria vendosi një rritje tjetër të pagave të komisionerëve të vettingut por mesa duket vetëm të hënën do të nisë misioni i rivlerësimit të drejtësisë aktuale. Zbatimi konkret i reformës në drejtësi me vettingun si hap të parë është kushti kryesor nga BE për të hapur zyrtarisht negociatat me Shqipërinë.

Burimi: Klan Plus

 






Të ngjashme