Në proces targetimi i përdoruesve për Rrugën e Kombit


Në proces targetimi i përdoruesve për Rrugën e Kombit

19:54 18/04/2018

Në raportimin përpara Grupit Parlamentar Socialist, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është ndalur sërish tek Rruga e Kombit. Ministri Gjiknuri tha se po vijojnë negociatat me firmën koncesionare dhe banorët e qarkut të Kukësit për tarifimin e kësaj rruge. Sipas Gjiknurit e mirëmbajtja e këtij aksi ka një kosto deri në 7 milionë euro, prandaj është e nevojshme për një tarfimin të saj.

Gjiknuri theksoi se është bërë targimi i automjeteve për disa bashki të qarkut të Durrësit për të evidentuar ato automjete që janë të banorëve të zonës dhe përdorin më së shumti Rrugën e Kombit.

Duke u  ndalur tek investimet infrastrukturore, ministri Gjiknuri tha se të gjitha projektet e nisura nga veriu në jug do të përfundojnë brenda  mandatit 4 vjeçar. Me anë të buxhetit të shtetit pritet të përfundojnë urat në Milot si dhe disa mbikalime për banorët e zonës. Brenda një muaji pritet të nisin punimet për Rrugën e Arbrit. Sipas ministrit Gjiknuri projekti dhe financimi për këtë rrugë janë gati dhe brenda muajit pritet të nisë kantieri i ndërtimit.

Tv Klan






Të ngjashme