Në rrezik 4 të plagosurat nga zjarri në autobus
4 nga 10 gratë e plagosura në autobusin që u dogj të premten në qendër të qytetit të Krujës janë në rrezik serioz për jetën për shkak të plageve të rënda që kanë marrë.
Shefi i Pavionit të Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” Gjergji Belba thotë ato po mbahen në terapi intensive.
Gjergji Belba Shefi i Pavionit të Djegie-Plastikës QSUT:
“ Katër janë me problematike, katër më pak. Për këto katër që thashë, rrezikojnë seriozisht. “
8 të lënduarit që ndodhen në reanimacion kanë plagë në gjysmën e trupit.
Gjergji Belba Shefi i Pavionit të Djegie-Plastikës QSUT:
“ Gjysma e sipërfaqes trupore është në gjendje tepër të rëndë”
2 nga 10 pacientët e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjergji Belba Shefi i Pavionit të Djegie-Plastikës QSUT:
“Janë në gjendje të mesme jashtë rreziku, në pavion”
Autobusi me 30 pasagjerë u perfshi nga flakët në qytetin e Krujës të premten dhe besimtarët ortodokse që u lënduan ishin nisur për pelegrinazh nga Vlora në Krujë, për të vazhduar në Shkodër dhe Ulqin. Djegia e autobusit shënoi 1 viktimë dhe 12 të plagosur.
Autobusi me 30 pasagjerë u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës të premten dhe besimtarët ortodoksë që u lënduan ishin nisur për pelegrinazh nga Vlora në Krujë, për të vazhduar në Shkodër dhe Ulqin. Një grua 65 vjeçare humbi jetën, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit Skënder Jonuzaj.
Tv Klan