15:52 11/02/2014Në Rrugën e Arbërit nuk punohet prej më shumë se 4 muajsh. Nga një kantier ndërtimi që ishte pak kohë më parë, pjesa në rreze të Dajtit punimet janë ndërprerë. Sipas Ministrisë së Transporteve arsyeja është mos shlyerja e detyrimeve që qeveria u ka kompanive që po kryejnë punimet.Aksi i parë i rrugës prej 7.2 kilometrash, nga Ura e Brarit deri të hyrja e tunelit të Qafë Murrizës ka mbetur në fazën e fundit të punimeve. 4 ura kanë përfunduar dhe pritet vetëm hedhja e shtresës së asfaltit.Por segmenti i dytë dhe më i rëndësishmi i rrugës së Arbërit ende nuk ka filluar. Bëhet fjalë për ndërtimin e tunelit të Qafe Murrizës, 2.6 kilometra dhe Ura e Vashës, 260 metra e gjatë. Burime nga Ministria e Transportit thonë se për ndërtimin e këtij segmenti ka shfaqur interes një prej kompanive të njohura kineze, që pritet të bëjë vetë finacimin në formë konçensioni. Ende nuk dihet se kur do të fillojnë punimet, pasi kjo varet nga marrëveshja që do lidhë qeveria shqiptare me kompaninë kineze.Rruga e Arbërit do të jetë e gjatë 74 kilometra. Nis në Kryeqytet duke vazhduar drejt Bulqizës dhe përfundon në Dibër.Me përfundimin e rrugës, distanca nga Peshkopia mund të arrihet në më pak se 60 minuta por deri ateherë qytetarët e zonës janë të detyruar të udhëtojnë mes gropave dhe nëpër një aks rrugor të shkatërruar.