Në Sahara më këmbë, vdesin 34 emigrantë nga etja
Tridhjetë e katër emigrantë, ndër to 20 fëmijë, nëntë gra dhe pesë meshkuj, janë gjendur të vdekur në shkretëtirën e Saharasë. Sipas autoriteteve nigeriane, trupat e pajetë kanë vdekur nga etja pasi janë braktisur nga personi që i trafikonte.
Ministri i Brendshëm, Bazoum Mohhamad ka thënë : “Nga verifikimet, nga 34 të vdekur, rezultojnë, 20 fëmijë, 9 gra dhe 5 meshkuj. Mendohet se ata kanë vdekur mes datave 6 dhe 12 qershor”.
Deri tani , autoritetet nigeriane kanë zbuluar se dy trupa janë identifikuar si Nigerianë, ndërsa nacionaliteti i trupave të tjerë mbetet për tu zbuluar. Ndërkohë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigrimit ( IOM), 120 mijë njerëz kanë kaluar përmes Nigerisë dhe Agadez të Veriut, vitin e kaluar. /tvklan.al