Në seancë me maska dhe mbajtën largësi, pas votimit u grumbulluan
Masa të rrepta u kërkohen qytetarëve për parandalimin e infeksionit të koronavirusit. Por ata që i miratojnë ligjet ai respektojnë? Ditën e djeshme ligjvënësit folën gjatë seancës për masat që duhet të respektohen nga qytetarët.
Ata folën nga distancimi fizik, përdorimin e maskave, deri te ulja diagonal në makinë dhe të mos jenë më shumë se dy persona.
Por pas mbylljes së seancës plenare dhe votimit të shtyrjes së fatkeqësisë natyrore me 60 ditë, deputetët i harruan rregullat dhe ligjet që vet i miratuan.
Jo vetëm që zonjat deputete u ulën në vend të parë, por makina u mbush plot. Duke shkuar në 5 persona. Që gjë është rreptësisht e ndaluar.
Nga një vëzhgim që kemi bërë në kryeqytet pjesa më e madhe e qytetarëve lëvizin me maska. Njerëzit u nënshtrohen kontrolleve të forcave të policisë për lejen e daljes. Jo vetëm ata që lëvizin me automjet, por edhe ata që janë në këmbë.
Nëpër dyqane apo pika të ndryshme të shitjes së produkteve ushqimore ata ruajnë distancën. Madje vetë bizneset u kërkojnë që hyrja në dyqanet e mbyllura të bëhet një nga një.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, normalisht jo vetëm nga qytetarët, por edhe drejtuesit e institucioneve publike dhe deputetët.
Klan Plus