Në shkollë me 70 policë… 5-vjeçari shoqërohet nga kolegët e të atit që u vra në detyrë
5-vjeçari Dakota Pitt u kthye në shkollë një javë pasi humbi të atin në krye të detyrës si oficer policie. Dakota i kishte kërkuar nënës nëse mund ta shoqëronte një prej oficerëve në ditën e parë të shkollës.
Por të gjithë kolegët e babait kishin vendosur të shkonin me të. 70 policë nga të gjithë departamentet e policisë e pritën 5-vjeçarin në hyrjen e shkollës fillore. Djali i vogël mbante në qafë distiktivin e babait. Ai tha se kur të rritej donte të bëhej polic që të ndihmonte njerëzit. Dakota u shpreh se i mungonte shumë i ati, por ishte i sigurt që heroi i tij e shikonte nga qielli. Klan Plus