Në shtëpinë e Kim Kardashian dhe Kanye West
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë hapur dyert e rezidencës së tyre në Kalifornia.
Çifti kishte treguar disa pamje të shtëpisë përmes Instagram-it, por tani kanë zbuluar detaje se si e shndërruan pronën e tyre, të cilën e blenë në vitin 2014 në një “manastir futuristik belg” siç e cilëson edhe Kanye.
Projekti erdhi në jetë me ndihmën e stilistit nga Belgjika Axel Vervoordt. Shtëpia thuhet se ishte blerë 20 milionë dollarë, por Kris Jenner, nëna e Kim Kardashian, në vitin 2018 tha që vlera e saj ishte 60 milionë dollarë.
Përmasat e dhomave të rezidencës u ndryshuan të gjitha dhe orenditë u reduktuan në minimum. Ngjyrat janë neutrale, duke përcjellë një ndjenjë qetësie. Rezultati është i qartë dhe minimalist.
Klan Plus