Në shtrat me Demin…
Këngëtarja Demi Lovato është zhveshur tërësisht për këngën e saj të re, të titullar “Body Say”.
23-vjeçarja ka postuar në Instagram disa foto provokuese, në bardhë e zi, ku ajo shfaqen nudo mbi çarçafët e bardhë dhe ku tregon dhe një koleksion tatuazhesh.
“Sapo kam mbaruar këngën time të re, “Body Say” dhe doja mendimit tuaj për të”, shkruan Demi, duke nxitur kureshtjen e fansave për këtë këngë me fotot e saj.
Këngëtarja e hitit “Confident”, sapo është ndarë nga ish-i dashuri i saj, Wilmer Valderrama dhe duket se jeta e saj personale nuk është në momentet më të mira.
Por pjesa prefesionale duket se po shkon mirë, sepse Demi sapo ka nisur turneun e saj të ri së bashku me këngëtarin Nick Jonas./tvklan.al