Në telashe gjyshja që shet “bebe”
Një gjyshe, e cila shet kukulla që duken si të jenë reale, u desh që të bindte policinë se nuk bëhej fjalë për bebe.
Kathy Cadly, e cila i lyen dhe i shet këto kukulla ishte raportuar në polici, pas dyshimeve se trafikonte qenie njerëzore. Gjysha nga Sheffield Lake, në Ohio, ishte në shtëpi duke biseduar online me nipin e saj, kur policia i trokiti në derë.“Dikush ka raportuar në polici se ju shisni bebe?”
, i tha asaj oficeri i policisë, ndërsa Kathy e shtangur iu përgjigj: “Po bëni shaka me mua apo jo?”
Por në fakt, jo vetëm që polici nuk po tallej, por gruaja zbuloi se gjatë ditëve të fundit, ata kishin marrë në pyetje miqtë e saj. Megjithatë, ajo i tregoi oficertit të policisë një prej kukullave dhe pasi ky i fundit u bind u largua nga banesa e gruas. Krijimi i këtyre kukullave është një lloj tradite në familjen e Kathy, e trashëguar nga njëra gjeneratë në tjetrën./tvklan.al