Në vaskë duke u puthur, dedikimi emocionues i modeles për të dashurën e saj


Në vaskë duke u puthur, dedikimi emocionues i modeles për të dashurën e saj

17:17 18/12/2019

Modelja e njohur Cara Delevingne i ka kushtuar disa fjalë zemre të dashurës së saj, Ashley Benson.

Kjo e fundit feston ditëlindjen dhe për këtë ditë përveç dhuratave dhe urimeve të shumta, i veçantë ka qenë ai i partneres së saj që nuk nguroi t’ia shprehte publikisht dashurinë dhe dhurimin që ndjen për të.

Ashley Benson

“Gëzuar ditëlindjen Ashley Benson. Ka shumë gjëra që mund të them, por diçka që më së shumti e adhuroj tek ne është se nuk kam nevojë ta bëjë këtë sepse ti e di dhe kjo ka rëndësi. Pjesa ime e preferuar është të qenurit ne të dyja. Vendi im i sigurt. Ti më lejon të bëhem qesharake, e egër, e lirë, e sigurt dhe kureshtare. Ndjej sikur të njoh prej vitesh dhe jam shumë krenare të të shikoj teksa rritesh dhe kthehesh në atë grua që ke dashur dhe ke ëndërruar gjithmonë.

 Të dua përtej fjalëve…”. /tvklan.al

Cara Delevingne





Të ngjashme