Në vendin dhe momentin e gabuar. Pamjet e italianit të plagosur nga shpërthimi në Tiranë
Nga atentati me tritol i ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë mbeti i plagosur edhe një italian.
Silvano B. po kalonte në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, kur makina e Preng Gjinit shpërtheu në flakë.
Në emisionin “Opinion” u publikuan foto nga vendngjarja, ku italiani shfaqet në tokë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në këmbë.
Nga atentati i ndodhur këtë pasdite mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person i tretë, po kalimtar. Të dy fatmirësisht kanë marrë dëmtime pa rrezik për jetën.
Ndërkohë, objektivi i atentatit, që dyshohet se ka qenë i telekomanduar, 50-vjeçari Preng Gjini, vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë hakmarrja./tvklan.al