Neandertalët piktorë


Neandertalët piktorë

06:08 24/02/2018

Artistët e parë të parahistorisë janë njerëzit Neandertal dhe jo ekzemplarët e Homo Sapiens. Zbulohen në shpellat e Spanjës pikturat më antike të botës të vizatuara 64 mijë vjet më parë, pra 20 mijë vjet para shfaqjes së njerëzve të parë modernë.

Arkeologët që kanë kryer kërkimet kanë gjetur edhe disa guacka që shërbenin për mbajtjen e bojërave, të cilat datojnë 115 mijë vjet më parë. Vizatimet e gjetura në muret e shpellave që janë të ngjyrosura në ngjyrë të zezë dhe okër janë grupe kafshësh, pika dhe figura gjeometrike dhe gjurmë duarsh.

Sipas arkeologëve, këto zbulime revolucionare rishkruajnë historinë antike, pasi dëshmojnë që njeriu u bë human shumë më herët nga çmendohej.  

Pikturat dhe guackat tregojnë se këta njerëz parahistorikë zotëronin aftësi artistike dhe simbolike. Deri me sot mendohej se njeriu Neandertal ishte më i prapambetur se njeriu

Homo Sapiens

, por këto zbulime vërtetojnë se ishin shumë më të sofistikuar.

Klan Plus






Të ngjashme