Necati Sasmaz, siç nuk e keni parë kurrë më parë
Në vitin 2003 u bë i famshëm në Turqi dhe më gjerë për rolin e Polat Alemdarit në serialin ‘Lugina e Ujqërve’ dhe që atëherë nuk ka luajtur asnjë rol tjetër.
Por pas 15 vitesh në të njëjtin rol, megjithëse në projekte të ndryshme si seriale dhe filma, 46-vjeçari Necati Sasmaz do të paraqitet para shikuesve me një rol të ri.
Media turke ka raportuar se ai do t’i japë jetë një karakteri tjetër. Vetë Necati Sasmaz tha se ai do të luajë rolin e Shemsit në një serial ndërkombëtar, skenarin e të cilit po e shkruan vetë.
Sasmaz po ashtu tha se vitin që vjen mund të rikthehet para shikuesve me seri të reja edhe një ndër serialet më jetëgjatë dhe të dashur, ‘Lugina e Ujqërve’. /tvklan.al