Negociatat me opozitën? Ja çfarë thotë Rama
Dialog për çdo gjë dhe pa kushte, madje edhe tek çadra ku ndodhen. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama, duke iu referuar negociatave me opozitën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shpreh gadishmërinë e tij për dialog, por thekson se opozita nuk duhet ta mbajë peng drejtësinë duke bllokuar Vettingun.
“Dialog për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën, edhe tek çadra po të duan, po opozita nuk duhet të mbajë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e këtij populli duke bllokuar Vetingun që çliron Shqipërinë, ekonominë, integrimin, punësimin, nga kthetrat e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar,
shkruajti ai në postimin e tij.
Më herët, Kryeministri u shpreh i gatshëm për t’u ulur në tryezë me opozitën për të biseduar lidhur me kërkesat e saj. Megjithatë kreu i qeverisë tha se jo çdo kërkesë e saj mund realizohet siç është ajo për qeveri teknike, gjë për të cilën sipas Ramës ka vendosur populli./tvklan.al