Negociatat për detin me Greqinë/ Opozita thërret Bushatin në seancë dëgjimore
Opozita kërkon sqarime nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati lidhur me marrëveshjen e hapësirës detare me Greqinë.
Në shkresën e firmosur nga deputetët e PD-së e LSI-së kërkohet thirrja në 21 Shkurt e Ministrit Bushati në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, për të dhënë sqarime rreth negociatave me palën greke dhe për të hedhur dritë mbi bisedimet hermetike që sipas opozitës janë mbajtur të fshehta nga pala shqiptare.
1/3 e deputetëve kërkojnë sqarime nga Ministri Bushati për vlefshmërinë e procedurave të ndjekura deri më tani dhe nëse Ministria e Jashtme është koordinuar me Presidentin për hapat e deri tanishme dhe mbi ç’bazë legale janë bërë ato.
Kjo kërkesë e opozitës vjen në një kohë kur Ministri i Jashtëm i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta plotfuqishmëri për të negociuar me palën greke për ndarjen e kufirit detar.
Tv Klan