Negociatat, Tsipras: Çështje Çame nuk ka!


Negociatat, Tsipras: Çështje Çame nuk ka!

20:15 09/09/2018

Çështjen Çame dhe ndryshimin e kufijve, kryeministri grek Aleksis Tsipras e ka përjashtuar një herë e mirë si tema diskutimi në bisedimet dypalëshe me Shqipërinë.

“Marrëveshja përfshin rregullimin dhe ruajtjen e piramidave që përcaktojnë kufijtë tanë. Ata kufij nuk ndryshojnë. Gjithashtu çështje çame nuk ka. Për këto çështje duhet të jemi të kujdesshëm.”

Komentin, shefi i qeverisë greke e bëri gjatë një konference për shtyp nga edicioni i 83 i Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, ku mes shumë çështjeve që u diskutuan ishin edhe bisedimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve fqinjësore mes Athinës dhe Tiranës.

“Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit fqinj. Për këtë duhen bërë disa ndryshime si kufijtë detarë, varrezat, librat e historisë dhe çështja e minoritetit grek.”

Tsipras foli edhe për marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë, ku tha se në varësi të përparimit që do bëjë Shkupi, parlamenti grek pritet të votojë marrëveshjen brenda muajit Shkurt të vitit të ardhshëm . Ndërsa tha se zgjedhjet e përgjithshme në Greqi parashikohet të mbahen tetorin e 2019-ës.

Tv Klan






Të ngjashme